INPO publikon raportin “OShP peng i politikës”, fajtor politika pse nuk ka bord funksional

by admin
Spread the love

Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “OShP peng i politikës”.

Hulumtuesi i Lartë-Iniciativa për Progres INPO, Qëndrim Arifi ka publikuar raportin për “OSHP peng i politikës”, duke shtuar se mos funksionaliteti  i OPSH-së ka sjellë pasoja të mëdha, ku nga marsi i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 janë grumbulluar 600 ankesa të operatorëve ekonomik.

Tutje, Arifi tha
se fajtori kryesor është politika pse nuk ka bord funksional.

“Funksioni kryesor i prokurimit është shqyrtimi i ankesave të operatorëve ekonomik. Pra realisht kemi të bëjmë me mbyllje të një dere të burokratëve ekonomik. Titulli i këtij raporti është OSHP peng i politikës dhe raporti pasqyron këtë politikë. Kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka bord funksional dhe fajtor është politika sepse kuvendi kanë injoruar zgjedhjen e anëtarëve të bordit të OSHP-së, sepse kanë pasur interes të sjellin njerëz politik të partive të kanë qenë të pushtet. Fajtori kryesor është politika respektivisht qeveria. Mos funksionaliteti  i OPSH-së ka sjellë pasoja të mëdha. Vetëm, nga marsi i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 janë grumbulluar 600 ankesa të operatorëve ekonomik. Me këto ankesa bordi i ri do të marrin vendim që të gjitha ankesave që iu ka skaduar afati të vazhdojnë më tutje”.

Ndërsa, Monitoruesja
nga INPO, Leorenta Alija tregoi për pasojat e funksionimit të organit shqyrtues
të prokurimit.

“Pasojat si rezultat i mos funksionimit të organit shqyrtues të prokurimit është se janë funksionuar vetëm me sekretariat. Bordi nuk ka kompetencë për shqyrtimin e ankesave. Në vitin 2014 bordi i ri i prokurimit në mënyrë unanime kishte vendosur të anulojë ankesat me arsyetimin se iu ka skaduar afati. Afati për vendosje ndaj ankesës ka skaduar. Ka aktivitet të pezulluara më shumë se dhjetë muaj. Të gjeturat e hulumtimit të INPO tregojnë se aktivitet janë bllokuar në organin shqyrtues të prokurimit. Pasojë e mos funksionalizmit është bllokimi i aktiviteteve kontraktuese. 27 komuna kanë aktivitete të bllokuara në organin shqyrtues të prokurimit”.

E Monitoriesi në
INPO, Valmir Ilazi theksoi se INPO i rekomandon Qeverisë dhe Kuvendit që sa më
shpejt të emërojë bordin e OSHP-së.

“ Pasoja e pakapërcyeshme do të jetë edhe padia nga ana e operatorëve ekonomik. Një rrezik tjetër është edhe se komuna do ti anulojë këto aktivitete. Tek rekomandimet INPO rekomandon që qeveria dhe kuvendi s amë parë të emërojnë bordin e OSHP-së. kryetari dhe anëtarët e bordit duhet të jenë njerëz profesionist”.

You may also like