Ilmi Selami: Nuk janë vetëm maqedonas 132 mijë persona pa përkatësi etnike, aty ka edhe shqiptarë

by admin
Spread the love




132 mijë personat që janë futur në regjistrim por të cilëve nuk ju dihet përkatësia etnike nuk janë vetëm maqedonas. Kështu deklaroi zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statstika, Ilmi Selami në emisionin debativ në TV SHENJA.

“E para, këta njerëz nuk janë vetëm njerëz bojkotues. Në 132 mijë keni konglomerat njerëzish. Ke bojkotues, ke persona të cilët nga frika e kovidit nuk janë regjistruar, janë frikësuar t’i pranojnë regjistruesit. Regjistrimi u bë në shtator kur punët për bujqit ishin në zhvillim e sipër dhe ata jo gjithmonë gjindeshin në shtëpi, prandaj shteti duheshe ta bëj në prill dhe jo në shtator. Kemi njerëz që ishin nëpër pushim dhe së fundja kemi njerëz të cilëve nuk ju intereson asgjë se çfarë ndodh në shtet. Ky numër i 132 mijë është në të gjitha komunat prezent. Nuik është vetëm Strumicë, Shtip, Dellcev, por është edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe gjithë andej. Dhe nëse merrni ta analizoni këtë numër , ka edhe shqiptar edhe maqedonas, turq dhe romë”, tha Ilmi Selami, në emisionin debativ në TV SHENJA.

 


You may also like