Ilir Hasani: Korrupsioni duhet të trajtohet në mënyrë serioze, BDI kërkon veting për gjykatësit

by admin
Spread the love

Mjeku dhe kandidati për deputet nga radhët e Frontit Evropian, Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”tha se nëse do të zgjidhet deputet do të angazhohet për votimin e Ligjit për masa restriktive.
Sipas tij, vendi ka dështuar në themelimin e gjykatave speciale, ndërsa tha se ky projekt dështoi për shkaqe kadorvike individuale.
Kjo, tha ai, ka bërë që vendi jonë të ngec, edhe në krahasim me vendit fqinje siç është Shqipëria.
“Ne nuk duhet ta zbulojmë ujin e nxehtë, ne e kemi Shqipërinë dhe duhet të shkojmë rrugës së saj, dhe të dekriminalizohet dhe të gjithë ata që kanë dëshmi për kriminalitet do të duhet të sanksionohen”, tha Ilir Hasani.
Hasani tha se korrupsioni nuk njeh etni dhe as fe, është i keq për çdo popull.
“Për mua është një temë që duhet të trajtohet në mënyrë shumë serioze, duhet të hapen krahët për të gjitha mundësit që kjo të temë të trajtohet. Besimi në gjyqësor është i ultë ng aqytetarët dhe duhet të punojmë në drejtim të kësaj.
Hasani tha se jo rastësisht kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon veting në gjyqësor dhe prokurori.
“Realisht vetingun për partinë tonë e ka kërkuar moti Ali Ahmeti, që të bëhet vetingu edhe për funksionarët e BDI-së”, tha Hasani. /SHENJA/

MARKETING



You may also like