Ilir Demalia plas deklaratën e fortë: Pjesa më e madhe e deputetëve të PD ishin në sigurim

by admin
Spread the love

Analisti Ilir Demalia, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me çështjen e ish-Presidentit Meta, i cili figuron si bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit.

Demalia thotë se kjo ‘rrëmujë’ ndodh sepse shoqëria shqiptare ende nuk e ka bërë ndarjen me regjimin e kaluar.

Sipas tij, gjithë rinia që ndjek Ilir Metën as nuk e kupton se çfarë do të thotë të kesh qenë ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. ‘Kjo ka ndodhur sepse shoqëria shqiptare nuk kanë bërë një ndarjen me regjimin e kaluar. Kjo tregon që pas 30 vjetësh ne akoma merremi dhe kërcënojmë me shërbimet e shtetit. Tashmë është jashtë konteksti dhe zhvillimi të kohës, por brezi i ri, nuk e kupton fare ata që i shkojnë fare Ilir Metës as e kuptojnë fare ça do të thotë të jesh ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.’- tha analisti.

Analisti foli edhe me gjerë për këtë tematikë ku sipas tij, njerëz mjaft të njohur me karrierë politike, mediatike por edhe drejtuesi i SPAK-t, Arben Kraja ka qenë pjesë e atij regjimi dhe kanë përftuar nga ky regjim për të fshehur pisllëqet e tyre të cilat janë shtuar edhe më shumë gjatë demokracisë.

‘Për njerëz publik që kanë karrierë politike por edhe mediaktike se sa drejtues ke që drejtojnë media… Po i përmend me emra, Remzi Lane me pseudonimin Holta, ka drejtuar gjithë fondet e medias. Duke qenë me detyrë, që në dhjetor në 90’ si ata që krijuan pluralizmin deri te bualli i demokracisë, Hajdarin e duke vazhduar me Berishën e Preç Zogajn etj etj që janë aty. Hynë për të ndërtuar një pluralizëm, me Sabri Godo(…) e kemi edhe monument ne këtë… Ne u bëjmë monumente spiunëve, hajdutëve, cubave. Ne jemi në gjendje kot, kjo nuk është shoqëri.

‘Ti ke Arben Krajën ish hetues i regjimit komunist i cili ka dënuar njerëz në 90 për propagandë sot në krye të SPAK, e kupton se ça bëhet? Si bëhet ndarja? Është e njëjta mendësi, njerëz që mundohen të mbulojnë pisllëqet e tyre të cilat i kanë shtuar në demokraci. Mua nuk më intereson dosja e Ilir Metës, mua më duhet korrupsioni i Ilir Metës në kohën e demokracisë.’ – tha Demaliaj.

Teksa u pyet nga gazetari për praninë e emrit të Ilir Metës në këto dosje, analisti u shpreh se e vetmja gjë që duhej të bënte ky i fundit duhej thjesht t’i drejtohej autoriteteve jo të merret me replika.

‘Meta edhe sot ka nostalgji për regjimin komunist dekoroi një sërë shkrimtarësh, autorësh të regjimit, si ata nacional komunistët. Duhet sqaruar çështja. Meta për të pastruar veten nuk ka nevojë të bëjë as retorika, as të paguajë gazetarë analist, Meta e Rama apo Berisha… Se këtu ka një korrupsion shumë të madh edhe të medias. Meta duhet të bëjë kërkesën autoritetit të dosjes dhe pastaj të deligjitimizojë autoritetit. Pse ka frikë ti çojë një kërkesë autoritetit të dosjeve? Pse i trembet Meta autoritetit? Këto gjëra janë përdorur në formë shantazhesh, në 96 i përdori Berisha për të eliminuar kundërshtarët e vet, Skënder Gjinushin bilës dhe nja dy nga opozita… Ti ke akoma njerëz në parlament që janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.’- tha Demaliaj.

You may also like