Identifikohet çifti në Greqi – Shqip

by admin
Spread the love

Një çift i sapomartuar austriak humbi tragjikisht jetën në Greqi, ku kishin shkuar për muaj mjalti. Sipas asaj që shkruan BBC, shtëpia ku ata kishin shkuar me pushime, në Potistika, u shkatërrua nga shirat e rrëmbyer, si pasojë e stuhisë Daniel që goditi vendin më 6 Shtator.

Ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publikë, Ministria e Jashtme e Austrisë tha se identitetet u konfirmuan falë ADN-së.

“Me dhimbje të madhe na duhet të konfirmojmë vdekjen e dy shtetasve austriakë në Greqi. Krahasimi i profileve të ADN-së kanë konfirmuar tashmë identitetet e dy personave që rezultonin  të zhdukur. Në këto kohë të vështira u shprehim ngushëllimet familjeve”, tha në një reagim për BBC, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Austriake.

Të shtunën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij po përballej me ‘luftë në kohë paqeje’. “Përgjatë një harku kohor prej 2 javësh, u përballëm me zjarret dhe përmbytjet më të tmerrshme në historinë tonë”, tha ai./tvklan.al

You may also like