Identifikohen vajzat që u rrahën në Pejë, njëra nga to po intervistohet në polici

by admin
Spread the love

Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Pejë.

Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarat që ishin përfshirë në rrahje.

Njëra nga to aktualisht gjendet në stacionin policor në Pejë dhe është duke u intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe familjarëve.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se e dyshuara e cila është duke u intervistuar është e mitur.

Ai theksoi se së shpejti pritet të sillen në stacion edhe të dyshuarat e tjera që ishin përfshirë në këtë rast.

Policia është në proces të identifikimit të vajzave që u rrahën në Pejë

You may also like