Ibrakovic rrëfen planin se si do të duket Prishtina në pranverë – flet për largimet, strategjinë, Endrit Krasniqin dhe titullin kampion

by admin
Spread the love

FC Prishtina ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë që ta festojë 100-vjetorin e themelimit me titullin e kampionit. Këtë rrugëtim të gjatë e synon ta bëjë në krye me trajnerin boshnjak Abdulah Ibrakovic, i cili erdhi si zëvendësues i Zekirija Ramadanit. Klubi bardh e kaltër pjesën e parë të kampionatit e mbylli me humbje në derbin rajonal me FC Llapin, shkruan Insporti.com.

Ibrakovic edhe pse në letër mori një skuadër me plotë yje, nuk arriti që idetë e tij t’i implementojë, kjo edhe për shkak të lëndimeve të shumta që futbollistët e Prishtinës kanë pasur gjatë sezonit. Detyrën e trajnerit të Prishtinës e mori më 17 nëntor.

“Insporti ka zhvilluar një intervistë me trajnerin, 51-vjeçar, i cili ka paralajmëruar një pamje të re të Prishtinës në pjesën e dytë të kampionatit.

Ai ka deklaruar se synon përforcimin e skuadrës me transferimin e një sulmuesi, pasi sulmueset aktual nuk kanë arritur të ndihmojnë shumë skuadrën.

Në pyetjën se pse ylli i skuadrës, Endrit Krasniqi në disa ndeshje nuk ka qenë titullar, ai ka është përgjigjur duke thënë se kjo për shkak të lodhjes dhe lëndimit.

Sipas Ibrakovic, Krasniqi nëse arrin të gjejë formën e tij më të mirë mund të sigurojë një transferim të madh jashtë Kosovës.

Synimi kryesor i tij dhe klubit është që skuadra të rifreskohet me futbollistë të rinj cilësor nga Kosova dhe të bëhet lidere në këtë drejtim në kampionatin e Kosovës.

Ibrakovic skuadrën e Prishtinës e drejtoi në gjashtë ndeshje, pesë në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës. Trajneri boshnjak arriti të marrë dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa ndeshjen e Kupës ndaj Besës së Pejës e fitoi me lehtësi.

Klubi më i madh në Kosovë ka filluar të përdorë “fshesën” me ardhjen e Ibrakovicit, i cili tashmë ka lejuar largimin e disa futbollistëve të formacionit titullar.

Prishtina pas 18 xhirove të zhvilluara në BKT Superligën e Kosovës renditet në pozitën e pestë me 24 pikë. /Insporti.com/

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me trajnerin Ibrakovic:

“Insporti”:  Si e vlerësoni kampionatin e Kosovës?

Ibrakovic: Kampionati i Kosovës është shumë interesant dhe cilësor. Diferencat në ndeshje realizohen përmes frymëzimit dhe motivimit të përditshëm, në mënyrë që të gjithë të mundin të gjithë. Dallimet e vetme nga ligat evropiane janë në infrastrukturë dhe në taktikat komplekse.

“Insporti”:  E pranuat detyrën kur skuadra ishte ne krize rezultateve, sa mendon se ja ke arritur te ndryshosh mentalitetin dhe formën e skuadrës?

Ibrakovic: Është gjithmonë jo mirë të vish në një klub të ri kur skuadra është në krizë dhe veçanërisht pas fitimit të titullit. U shpenzuan shumë energji dhe emocione, kështu që pati një zhgënjim te futbollistët dhe çdo problem i vogël iu është bërë si një mal. Ky pushim aktual është i mirëpritur për të rindërtuar dhe rifreskuar sistematikisht burimet tona të energjisë. Për fat të mirë, unë kam qenë në gjendje të analizoj situatën në klub dhe skuadër në mënyrë që do të jetë më lehtë për të marrë vendime të rëndësishme dhe të punojmë më fortë.

“Insporti”:  Berisha u largua, forma jo e mire e Otto John, a do kërkoni një sulmues ne afatin kalimtar te janarit?

Ibrakovic: Kontributi e sulmuesve tanë është shumë modeste dhe sigurisht që po mendojmë në drejtim të forcimit në fazën tonë finale të lojës.

“Insporti”:  Endrit Krasniqi ne disa ndeshje nuk ishte titullar, cila është arsyeja?

Ibrakovic: Endrit Krasniqi është futbollist i madh por për momentin nuk është në formë për shkak të lëndimit apo lodhjes. Nëse ai arrin të na adoptojë një mënyrë të re të lojës që luhet shpejt dhe vertikalisht, ai do të jetë gati për një transferim të madh.

“Insporti”: Kjo skuadër aktuale e Prishtinës a mendon se ka fuqinë për ta fituar titullin e kampionit?

Ibrakovic: FC Prishtina është gjithmonë e gatshme për të luftuar për titull dhe në pranverë do të japim atomin e fundit të forcës deri në raundin e fundit.

“Insporti”: Janë larguar disa futbollistë nga skuadra para afatit kalimtar. A do të ketë largime të reja në afatin kalimtar të janarit?

Ibrakovic:  Sigurisht që do të ketë një ndryshim dhe ne do të udhëhiqemi nga një strategji e re. Qëllimi është që skuadra të rinovohet me futbollistë të rinj cilësorë nga Kosova dhe kështu Prishtina të jetë lider në ndryshimet e reja në ligën e Kosovës.

You may also like