I lanë hatërmbetjet mbrapa? Donaldi bën veprimin e papritur ndaj Einxhel

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira dhe aktori i njohur i humorit Donald Veshaj kanë pasur disa herë përplasje gjatë qëndrimit të tyre në “BB Vip”.Rasti më i freskët i një konflikti mes tyre ishte vetëm pak ditë më parë, ku Einxhel dhe Donaldi u përfshinë në një debat të ashpër. Shkak për këtë u bë një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj morën famë nga ish të dashurat e tyre. Kjo nuk është pritur mirë nga Donaldi, i cili reagoi ashpër ndaj saj.

Gjatë debatit, Einxhel është shprehur se është zhgënjyer nga Donaldi kur ajo moderonte tek emisioni “Binjakët Show” nga Romeo dhe Donaldi sepse këta të fundit nuk e kanë paguar atë dhe përsa i përket Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit. Donaldi u arsyetua me faktin se nuk ka qenë korrekte në punë prandaj dhe ndaj e larguan nga puna.  Mirëpo, pas shumë ditësh tension mes tyre, duket se gjërat janë sheshuar.

Ndërsa më parë nuk rrinin në praninë e njëri-tjetrit, tani kanë nisur të komunikojnë. Për më tepër, ditën e sotme, është vënë re një afrimitet mes tyre. Ka qenë Beniada dhe Donaldi që kanë shkuar të ndihmojnë për një moment Einxhel pasi dorën e mban akoma të lidhur. Të kenë bërë vallë paqe me njëri-tjetrin?


You may also like