“I kam blerë 800 euro”, Big Mama ironizon Antonelën – Shqip

by admin
Spread the love

23:28 | 11 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Nuk ka shumë kohë që ka hyrë, por po pëlqehet mjaftueshëm.

Flasim për Big Mamën e cila u bë pjesë e Big Brother Vip para pak ditësh, shkruan lajmi.net.

Me të hyrë në shtëpi ajo ka zënë shoqëri të mirë me thuajse të gjithë banorët brenda.

Por si zakonisht edhe asaj sonte i doli pak punë me Antonelën të cilën e ironizoi për një çështje që ndodhi para 3 ditëve.

Teksa Arjola ia lavdëroi mbathjet, ajo tha se i kanë kushtuar 800 euro dhe menjëherë banorët e kuptuan se ku doli me këtë ironizim.

“Monikë, më fal bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po shkel me këmbë”, kështu ishte shprehur Antonela kur ishin kapur me vajzat që ia shtyen pa dashje këpucët./Shqip/

You may also like