I japim kënaqësi fansave, dasmën e bëjmë në stadium

by admin
Spread the love

Finalja e sotme e Big Brother VIP Albania 2, veç shpalljes së fituesit të këtij edicioni, rezervon edhe të tjera surpriza mjaft interesante dhe të bukura. E një ndër to është edhe ceremonia e celebrimit me martesë e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Dyshja do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre katër mujore me martesë. Dhe një natë para këtij momenti të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” edhe detajet e ceremonisë.

Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve. “Nesër do jetë ceremonia. Do vulosim martesën tonë, pastaj do bëjmë një dasëm të madhe në stadium ku do i ftojmë të gjithë.

Luizi e di që do bëhet ceremonia. Ka qenë një dëshirë e jona. Duam t’i japim një kënaqësi publikut që na ka ndjekur për 4 muaj.”- tha Kiara.  

You may also like