I dërguari amerikan për klimën, John Kerry infektohet me Covid-19

by admin
Spread the love

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry është infektuar me COVID-19 gjatë bisedimeve të OKB-së për klimën në Egjipt.

Një zëdhënëse e tij tha se ai po përjeton simptoma të lehta dhe vazhdon të jetë i angazhuar në bisedimet për klimën përmes telefonit.

Kjo ndodhi pas dështimit të palëve për të arritur një marrëveshje për klimën brenda afatit të së premtes, ndërsa do të vijojnë bisedimet për klimën gjatë fundjavës.

Një propozim i ri nga presidenca egjiptiane u njoftua të premten në mëngjes, i cili ishte sa gjysma e dokumentit të parë prej 20 faqesh të së enjtes, i cili u kritikua për mungesë të qartësisë dhe si një dokument i fryrë.

Por edhe propozimi i ri 10 faqesh ka pak elemente të reja krahasuar me ato të viteve të mëparshme dhe nuk përcakton hapa konkretë për zbatimin e angazhimeve për frenimin e ndryshimit të klimës.


Top Channel

You may also like