I ati në “luftë” me drejtësinë, djali i Donald Trump: Nënshkruani peticionin për të ndaluar persekutimin politik

by admin
Spread the love

Djali i madh i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka inkurajuar njerëzit të nënshkruajnë një peticion për të “ndaluar ‘persekutimin’ politik të Presidentit Trump”.

Përmes një mesazhi në faqen e tij në Twitter dhe Truth Social, Trump ka ngarkuar një peticion të Qendrës Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë (ACLJ), i cili ka më shumë se 69,000 nënshkrime.

ACLJ e përcakton veten si një “firmë ligjore kushtetuese me interes publik” dhe thotë se paralajmëron anëtarët individualë të Kongresit dhe mediat që të ndikojnë në ndryshim.  Peticioni e quan aktakuzën e Trump një “rast të neveritshëm të prokurorëve politikë që nxjerrin kandidatë që nuk u pëlqejnë”.

Sipas tij, ndjekjet politike janë diçka që duhet pritur në “diktaturat e botës së tretë, jo në Amerikë”.

Peticioni prek gjithashtu prokurorin e qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili, siç shpjeguam më herët, mund të bëhet prokurori i parë kudo që do të ngrejë një çështje penale kundër një ish-presidenti amerikan.

Peticioni është në rrugë të mbarë për të arritur objektivin e 100,000 nënshkrimeve.


Top Channel

You may also like