I ati e nxorri nga “Grande Fratello”, flet për herë të parë Heidi

by admin
Spread the love

Heidi Baci, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, u ka treguar disa prej banorëvee arsyen pse u tërhoq nga edicioni italian i këtij spektakli, “Grande Fratello”, vitin e kaluar.

Heidi pohoi se vendimi për të lënë lojën ishte i saji, pasi kuptoi që lidhja me konkurrentin Massimiliano Varrese po i shkaktonte dhimbje prindërve.

Ajo theksoi se askush nuk e detyroi të dilte nga dera e asaj shtëpie, por ajo ndihej jo mirë me atë që po ndodhte në shtëpi.

Gjatë kohës në programin italian, ajo qëndroi rreth një muaj e gjysmë, duke u ndarë nga publiku pas daljes së saj, shkruan FanPage Italia.

Disa mendonin që ajo veproi saktë kur doli, ndërsa të tjerët mendonin se humbi një mundësi të mirë dhe duhej të kishte qëndruar.

Problemi me Varresen nuk ishte mosha e tyre, por sjelljet e tij ndaj saj. Babai i saj kishte ardhur dhe i tha se prindërit nuk ishin mirë për shkak të situatave që u kishin krijuar me Massimilianon, dhe ajo nuk mundi të vazhdonte të mbante mendjen se ata ishin duke vuajtur.

Heidi gjithashtu u shpreh se kishte liri të plotë nga prindërit e saj që kur ishte shumë e re dhe që atëherë kishte pasur mundësi të ndryshme.

Ajo shtoi se donte të vijonte të punonte në televizion, tregon se prindërit e saj nuk ishin të rreptë dhe e lejuan të studiojë jashtë shtetit që nga mosha 19-vjeçare.

Gjithashtu, kishte jetuar një vit në Zvicër ku menaxhonte një bar. Pavarësisht se ajo kishte shkaktuar kaos total në Itali dhe kjo dukej të ishte një karakteristikë e saj, ajo kishte marrë shumë mundësi televizive. Tani që ka punën e saj dhe vijon të bëjë modelim, ajo thotë se televizioni është diçka që e pëlqen shumë.

You may also like