Hyri në sallon dhe “bleu” të gjitha makinat, TikTokeri arrestohet nga policia në Dubai (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të ashtuquajturit influencues janë gati të bëjnë lloj-lloj marifeti në mënyrë që të fitojnë pesë minutat e tyre të famës dhe të fitojnë para me ndihmën e rrjeteve sociale.

Video të ndryshme të garave të rrezikshme me makina tashmë kanë futur në burg një numër të madh njerëzish, por e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me këtë rast të fundit për diçka krejtësisht të ndryshme: një shaka pa shije.

Një influencues i identifikuar si Hamdan Al Rind, video e të cilit u postua në Tik-Tok, u arrestua nga policia në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi bëri një “show” të vërtetë në një sallon makinash luksoze.

Ai hyri në sallonin e makinave i shoqëruar nga dy persona që mbanin një valixhe me “para” dhe nisi të sillej vrazhdë ndaj stafit, sikur të ishin shërbëtorët e tij.

@ace876media.ent1 😂 😂 hey you work here … go buy coffee #luxurycars #dubai #localdubai #viral #trending #azadamazon ♬ original sound – Ace876media

Policia e pa videon si një tallje me qytetarët e Emirateve.

Një video e postuar në TikTok tregon një burrë me veshje vendase që hyn në sallon ku takon një punonjëse femër dhe në mënyrë të vrazhdë kërkon të takojë shefin e sallonit. Më pas pyet shefin se cila është makina më e shtrenjtë në sallon dhe pasi i thonë se është një Ferrari SF90 me çmim 2.2 milionë dirhemë (rreth 550 mijë euro), komenton se është shumë e lirë!.

Në vijim ai kërkon të blejë Audi R8, Ferrari SF90, Mercedes-AMG SUV, Rolls Royce…

Influencuesi Hamdan Al Rind rezident në Dubai, njihet nga komentuesit e mediave sociale si “Ekspert i makinave”, është një TikToker me më shumë se dy milionë ndjekës në TikTok dhe 1.4 milionë ndjekës në Instagram.

Ai u akuzua për “keqpërdorim të internetit për të publikuar propagandë që nxit opinionin publik dhe dëmton interesin publik”, shkruan Arabian Business.

Autoritetet thonë se video nuk përputhet me standardet e përmbajtjes mediatike të Emirateve të Bashkuara Arabe, fyen shoqërinë e tyre dhe tregon mungesë vlerësimi për vlerën e parave.

Ndonëse nga video duket fare qartë se bëhet fjalë për një marifet të inskenuar që synon talljen e kulturës së makinave luksoze në Emirate, policia e ka marrë gjithçka seriozisht dhe nuk dëshiron të dorëzohet.

Në telashe mund të gjenden edhe punonjësit e shitësve të makinave, nëse rezulton se kanë marrë pjesë me dëshirë në regjistrimin e videos së montuar.

You may also like