Humb jetën portieri 25-vjeçar pas përmbysjes me autobus

by admin
Spread the love

Zakaria Bouziani, portier 25-vjeçar i Mouloudia d’El Bayadh, një klub Algjerian i Ligue 1, humbi jetën së bashku me ndihmëstrajnerin Khaled Zitouni pas përmbysjes së autobusit që transportonte ekipin në provincën e Tiaret, Algjeria Veri Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror algjerian.

Autobusi i ekipit po udhëtonte për në provincën bregdetare të Tizi Ouzou për ndeshjen e mbrëmjes së të premtes kundër Js Kabylie, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të kampionatit algjerian.

Sipas të njëjtit burim, Federata Algjeriane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kampionatit kombëtar të të gjitha divizioneve të planifikuara për në fund të kësaj jave.

You may also like