Hoxha: Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time në Postë

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi
Hoxha, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kryeminstri Kurti po krenohet
me punën dhe të arriturat e Postës në kohën kur ai ishte drejtor.

Tutje, Hoxha ka treguar se dy pullat postare që kanë fituar çmime ndërkombëtarisht, të cilat Kurti i ka përmendur të martën pas vizitës në Postë, janë poashtu të fituara në atë kohë.

Postimi i plotë:

Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me
punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare
që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje
Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i
përgjithshëm i kësaj ndërmarrje.

Po ashtu marrëveshjet me institucione
publike për vendosjen e zyrave postare i kemi bërë ne, ato nuk janë rezultat i
këtij menaxhmenti dhe i kësaj qeverie këto marrëveshje për vendosjen e zyrave i
kanë të trashëguara nga ne.

Këto shërbime financiare jo bankare që i
përmendi Kryeministri janë krijuar për herë të parë nga ne në Postën e Kosovës,
pra janë shërbime të trashëguara.

Është me rëndësi për opinionin të kuptoj që
për herë të parë Posta në pamundësi për ti ekzekutuar pagat e punonjësve  ka hyrë në kredi, ka zvogëluar numrin e
zyrave postare, nuk i ka deklaruar si pasuri zyrat postare në veri të Kosovës
vetëm për të marr opinion të mirë nga zyra e Auditorit e që kjo përbën shkelje
ligjore.

You may also like