“Hiq dorë nga intrigat!”, vijon debati në studio mes Ilir Shaqirit dhe Visjanit

by admin
Spread the love

Mes aktorit Visjan Ukcenajt dhe balerinit Ilir Shaqiri, vazhdojnë ironitë në “Dance Albania”. Edhe së fundmi, ata janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin. Shkak kësaj here u bë një incident ku balerina Marjana u rrëzua në provat gjenerale

Visjani tha se askush nuk shkoi ta ndihmonte, përveç Klaudia Pepës. Mirëpo, këtu lindi edhe një debat mes Ilirit dhe Visjanit, ku kryetari i jutisë tha se aktori është një ‘partner kamikaz’

“Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka.

Kishte nevojë të ngrihej, gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty, si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me beretë (kapele)”-tha Iliri. “Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën.

Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi”, vijoi Visjani.

You may also like