Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

by admin
Spread the love

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hill tha në panelin me temën “E ardhmje e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” se marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe se kjo ishte një test për autoritetet kosovare.

Ai theksoi se Asociacioni duhej të formohej, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, shkruan Kosovo-Online, përcjell Klankosova.tv

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që ta vendosin për të ardhmen e tyre”, shtoi ai.

Diplomati amerikan u shpreh se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like