HELSINKI – Pistorius: Të përmirësojmë mbrojtjen për civilët

by admin
Spread the love

HELSINKI, 8 mars /ATSH-DPA/- Gjermania duhet të sigurojë mbrojtje më të madhe për popullsinë e saj civile, tha sot ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gjatë një vizite në objektet e mbrojtjes civile të Finlandës.

“Kjo duhet të trajtohet shpejt, sepse mbrojtja civile apo mbrojtja e popullsisë është gjithmonë rezultati i një kërcënimi ushtarak dhe aftësisë mbrojtëse”, tha Pistorius në Helsinki gjjatë një takimi me ministrin finlandez të Mbrojtjes, Antti Häkkänen.

Pistorius vizitoi objektin e mbrojtjes civile Merihaka në kryeqytetin finlandez. Objekti përdoret si qendër sportive në kohë paqeje, por ka objekte bunkeri për të strehuar 900 000 njerëz.

Në të kundërt, Gjermania nuk ka pasur kurrë bunkerë për të gjithë banorët e saj dhe, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka shitur objektet ekzistuese shtetërore ose ka lejuar që disa prej tyre të shkatërrohen.

“Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania kishte bunkerë për 10% të popullsisë”, tha Pistorius. Çështje do të diskutohet në kabinetin federal.

Ministri gjerman tha se ishte i impresionuar nga qasja skandinave e mbrojtjes absolute, gjithëpërfshirëse dhe niveli i lartë i miratimit në vendet për një mbrojtje që nuk duket si militariste apo alarmante.

“Rusia është një kërcënim afatgjatë”, tha Häkkänen, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Finlanda u pranua në NATO në prill 2023. Vendi, i cili për dekada ruajti neutralitetin e tij, vendosi të bashkohet me aleancën pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like