Haxhiu thotë se janë gjetur tre trupa të personave të zhdukur nga lufta – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.

Sipas saj, pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve, raporton Klan Kosova.

“Falënderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

You may also like