Haxhiu: Tërheqja e parave nga Trusti s’duhet të trajtohet me inate politike, por duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se kërkesa e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike po që duhet të bashkojë pozitë e opozitë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se paratë e Trustit nuk janë
lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias
energjetike” por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre
është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.

Postimi i plotë i tij:

Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në
30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj
opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale.

Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me
shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike”
me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e
prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e
tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.

Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset
e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet,
vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës
në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është
privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë
të votojnë në interes të qytetarëve.

Kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
është e qytetarëve dhe deputetët që e konsiderojnë veten përfaqësues të
popullit do e mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga
Trusti.

Pytje për Mimozën dhe Qeverinë:

Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve
i ka shitur Qeveria në letra me vlerë?

A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të  tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?

You may also like