Haxhi Zeqir Memishi, njëri ndër sezonierët më të hershëm në Zvicër

by admin
Spread the love

Njëri nga bashkatdhetarët tanë i cili që në moshën më të njomë e mori rrugën e mërgimit, është edhe Haxhi Zeqir Memishi nga fshati Miratoc i Luginës. Në një video të incizuar ekskluzivisht nga portali Shtegu.com, ai ka rrëfyer për vëshrirësitë e qëndrimit në Zvicër gjatë fillimit të një jete krejtësisht tjetaër nga ajo e vendlindjes. Baca Haxhi Zeqiri në Zvicër ka ardhur si njëri nga sezonierët e parë të bashkatdhetarëve tanë, në shtatorin e largët të vitit 1968, duke u vendosur në Neuchatel. Në vitin 1969 filloi punën në restorant, ndërsa në vitin 1970 shpërngulet në kryqetytin helvet, Bernë dhe punësohet te sipërmarrja Weis Apetito. Haxhiu që në vitet e arsimit në vendlindje i kishte dhënë rëndësi njohjes së një gjuhe të huaj, kështu që me ndihmën e gjuhës frenge, ai nuk e kishte edhe shumë vështirë të merrej vesh me zvoceranët.

Haxhiu rrëfen edhe për vështirësitë e marrjes së vizës pasi rregullisht duhej të shkonte në Beograd për t`u pajisur me të, ndërsa pas pesë vitesh punë, ai fiton të drejtën e vizës B. Megjithatë, qëndrimi i zviceranëve ndaj të huajve atëbotë ishte shumë më i ndryshëm sesa ai i sotmi. Haxhiu rrëfen se si edhe kur e tymosnin ndonjë cigare, shefi u jepte vërejte se i kanë humbur pesë minuta të orarit të punës, mandej tek ai nukluante ndonjë rol temperatura e ulët e dimrit, ndërsa punëtorëve u ngriheshin duar duke prekur ndonjë metal.

Për më tepër detaje rreth jetës interesante të Haxhi Zeqir Memishit, ju ftojmë ta ndiqni videon në vazhdim:

You may also like