Haradinaj pas takimit me Osmanin: I kërkova presidentes që ta kthejë besimin e aleatëve tanë

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se ka shprehur shqetësimet për, siç u shpreh ai, humbjen e besimit të partnerëve tanë.

Ai u shpreh se ka kërkuar nga presidentja që të veprojë në përputhje me mandiatin e vet, që siç tha ai, ta kthejë besimin e aletave tanë, përcjell Klankosova.tv.

“Biseda ishte e hapur, pra unë i shpreha shqetësimet e mija për situatën edhe shqetësimet e mia për humbjen e besimit të partnerëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi të vazhdueshme nëse nuk dalim nga kjo gjendje, nga kjo rrugë”.

“I kërkova presidentes që të veprojë në përputhje me mandiatin e vet, me kompetencat që i ka që ta kthejë besimin e aletave tanë, që të ndalen ndëshkimet”, është shprehur ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like