HAPËSIRË – Zbulohet objekti më i ndritshëm në univers

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Është identifikuar objekti astronomik më i ndritshëm që është parë ndonjëherë në univers, i cili shkëlqen sa 500 trilionë diej.

Objekti  është një bërthamë galaktike, më e ndritura dhe më e shpejta në rritje midis atyre që janë vëzhguar deri më tani.

I quajtur ”J0529-4351”, ai fuqizohet nga një vrimë e zezë me një masë 17 miliardë herë më të madhe se Dielli që po rritet me shpejtësinë e një mase diellore në ditë.

Këtë e demonstrojnë të dhënat e mbledhura falë Teleskopit Shumë të Madh të Observatorit Evropian Jugor në Kili, botuar në revistën ”Nature Astronomy”.

“Ne kemi zbuluar vrimën e zezë me rritje më të shpejtë të njohur deri më tani”,  thekson Christian Wolf, astronom në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) dhe autori i parë i studimit.

Lënda e tërhequr drejt kësaj vrime të zezë, në formën e një disku, lëshon aq shumë energji sa 500 trilion herë më i shndritshëm se Dielli.

“E gjithë kjo dritë vjen nga një disk i nxehtë grumbullimi që mat shtatë vite dritë në diametër”, theksoi Samuel Lai, bashkautor i punimit.

”Është befasi që ka mbetur i panjohur deri më sot, kur tashmë dimë rreth një milion kuazarë më pak të shquar”, komenton bashkautori Christopher Onken./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like