Hamilton dhe Serena Williams mes atyre që duan të blejnë Chelsean

by admin
Spread the love

Edhe Lewis Hamilton dhe Serena Williams janë pjesë e konsorciumit që synon të blejë Chelsean. Piloti i Formula 1 dhe ish-tenistja, shkruan “Mirror”, kanë treguar se janë të gatshëm të investojnë secili nga 10 milionë stërlina. Në krye të këtij operacioni qëndron biznesmeni britanik Martin Broughton.

Klubi londinez ka dalë në shitje, pasi Abramovich u detyrua që të largohet nga drejtimi i “bluve” për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Për momentin Broughton është zëvendës president i International Airlines Group, ose më saktë i kompanisë mëmë të British Airways, Iberia dhe Vueling, por ka pasur edhe një të shkuar të shkurtër në futboll.

Në vitin 2010 është emëruar president i Liverpool dhe kishte për detyrë të përshpejtonte shitjen e klubit. Nën drejtimin e tij u bë shitja te Fenway Sports Group, që i riktheu klubit lavdinë e dikurshme.

Broughton, që nuk e ka fshehur se është një tifoz i Chelsea, kërkon një të ardhme më të mirë për skuadrën angleze dhe ka nisur bisedimet me qeverinë britanike për të blerë klubin. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like