Hajrizi tregon cili ishte shteti i parë që njohu diplomat e studentëve të UP-së (VIDEO)

by admin
Spread the love

Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Edmon Hajrizi, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Shqip rrëfeu disa detaje nga veprimtaria e tij gjatë dekadës para çlirimit, e ku në thelb u trajtua besimi në institucionet e arsimit gjatë asaj periudhe.

Në kohët më të vështira për vendin, optimizmi i nxënësve për t’u shkolluar nuk mungoi asnjëherë, pavarësisht se okupatori serb po tentonte në çdo formë ta bëjë të parealizueshme këtë ëndërr e këtë synim të shqiptarët.

Madje, pas mbylljes së shkollave, ata synuan që ta ndalonin edhe formën e re të mësimnxënjes që tashmë shqiptarët veçse kishin filluar ta praktikonin, duke i shndërruar dhomat e shtëpive të tyre në klasa shkollore.

Frika se këto diploma të fituara në kushte të jashtëzakonshme nuk do të kishin asnjë vlerë për t’u punësuar ishte e madhe, por besueshmëria nuk mungonte, thotë prof.Hajrizi.

“Ishte shkalla e besueshmërisë se ky institucion i organizuar, tash në shtëpia private, ishte pikërisht Universiteti serioz dhe i vërteti. Faktikisht ishte një lloj besimi dhe një lloj ndërlidhje e integrimit në proces, sepse ne nuk kishim alternative dhe në fakt, në brendësinë tonë , besonim se kjo ekziston dhe është e vërteta, realja e Universitetit dhe ajo tjetra që është mbyll ose na kanë largu nuk është, sepse ne fakt ishte fiktive dhe nuk ekzistonte. Kështu që, besimi në institucion serioz, përkundër që infrastruktura ishte e vështirë për t’u organizuar, besueshmëria ishte shumë mirë e ingeruar”, u shpreh dr.prof. Hajrizi.

Ai ndër tjera komentoi edhe procesin e njohjes së këtyre diplomave, që shumë student të asaj kohe i fituan në kushte tejet të vështira, por të cilit nuk njihnin dorëzim dhe arsimi ishte primar për ta.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Se ku u njohën për herë të pare këto diploma, a ishte edhe vet përfitues i njohjes i tyre, e shumë detaje tjera, mund t’i dëgjoni në videon në vijim:

Emisioni i plotë:

You may also like