Hajdutët mësyjnë në banesën e lojtarit të Juventus, e detyrojnë të ndryshojë shtëpi

by admin
Spread the love

Shtëpitë e futbollistëve janë një target i preferuar për bandat kriminale në Europë. Hajdutë të mirëorganizuar tentojnë të vjedhin banesat e lojtarëve me shpresën për të përfituar sa më shumë shuma monetare, por edhe duke rrëmbyer argjendari e stoli të ndryshme me vlera prej miliona eurosh.

Kështu ka ndodhur edhe me Daniele Ruganin, mbrojtësin e Juventusit, banesa e të cilit ka qenë në fokusin e hajdutëve së fundmi, teksa ata kanë tentuar në dy raste brenda disa javëve të grabisin banesën e italianit. Së fundmi, bashkëshortja e futbollistit Michela Persico thekson se diçka e tillë e ka detyruar çiftin të kërkojë për një banesë të re.

“Tre javë më parë ishte mbrëmja e parë e frikshme, më pas erdhi sërish një tjetër rast para disa netëve. Tashmë, nuk mund të qëndrojmë më në të njëjtën banesë, po kërkojmë për një shtëpi të re”, u shpreh Michela.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like