Habit Ylli Rakipi: Berisha nuk e ka hallin te SPAK-u dhe fëmijët, por ka krenari të sëmurë

by admin
Spread the love

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuar në MCN TV, ku ka folur rreth lëvizjes së Sali Berishës pas shpalljes non grata.

Sipas Rakipit, Berisha nuk është i frikësuar nga SPAK, siç thonë një pjesë e analistëve, por lëvizja e tij dhe përpjekja për tu rikthyer, është e lidhur me “krenarinë e tij të sëmurë”.

“Berisha ka edhe një krenari që shpesh e mban pak të sëmurë njeriun. Një produkt i tillë është Berisha. Ai nuk e ka fare as te fëmijët apo te SPAK-ut tani. Ai ka qenë një njeri që ishte si perëndia këtu. Befas vjen një goditje. Edi Rama sot i thotë je i vdekur. Berisha po bën një përpjekje, për të shembur atë që i ka rënë. Si të të bjerë një sëmundje e madhe dhe të përpiqesh ta shërosh. Sa do t’ja arrijë… Por ai ka me vetë atë që e quajmë Partia Demokratike.

Nëse do të ngresh akuza për korrupsion dhe minim të demokracisë, duhen marrë të gjithë politikanët tanë dhe duhen futur në një thes dhe të hidhen nga shkëmbi. Kush më shumë dhe kush më pak.

SHBA-të nuk kanë pyetur shumë për demokracinë këtu. Berisha ka qenë një shërbëtor i tyre. Ky që është sot po njësoj. Berishën nuk e kemi krijuar vetëm ne, por edhe të huajt.

Veçimi i Berishës në moshën 77 vjeçare si e keqja më e madhe e këtij vendi, mendoj se është koncept i gabuar”, tha ndër të tjera Rakipi.

You may also like