“Grupi i zjarrit”, takojnë djalin e heroit kombëtar, Lulzim Adem Jasharin

by admin
Spread the love

Dy nga liderët dhe figurat kryesor të “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti kanë publikuar sot në rrjete sociale fotografi me Lulzim Jasharin, djalin e heroit kombëtar, Adem Jashari, përcjell Klan M. Takimi siç thuhet është realizuar në Shkup, por nuk jepen detaje për temën e bisedës. Në fotografi duken edhe persona tjerë, për të cilët nuk jepet informacion.

“Me djalin e udhërrëfyesit, simbolit të sakrificës, heroit kombëtar Dema Jasharit, Lulzimin, sot në Shkup”, ka shkruar Izet Mexhiti mbi fotografinë e shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Me Lulzim Jasharin, djalin e simbolit të rezistencës dhe sakrificës kombëtare”, ka shkruar në FB, kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti./KlanMacedonia

You may also like