GREQI – Kasselakis: Uniteti i SYRIZA-s fillon sot

by admin
Spread the love

ATHINË, 13 nëntor /ATSH-ANA/ –  Kreu i opozitës SYRIZA-Aleancë Progresive, Stefanos Kasselakis, duke folur në mbledhjen e Komitetit Qendror të partisë tha se “uniteti i SYRIZA-PA fillon sot”.

Pas tërheqjes së anëtarëve të grupit të ashtuquajtur ”Ombrella” nga partia, Kasselakis u kërkoi dy deputetëve që ishin ndër ata që u larguan, që ”t’i lëshonin mandatet partisë”.

Lidhur me çështjen e referendumit, Kasselakis tha se ”natyrisht që është e vërtetë që nuk ka nevojë për përjashtime, prandaj nuk ka nevojë për referendum”.

”Nuk mund të jenë anëtarë të SYRIZA-PA personat që bëjnë sharje dhe shpifje të tilla”, theksoi ai.

Mes tyre janë deputetët kryesorë të opozitës Euklid Tsakalotos dhe Peti Perka, si dhe Nikos Filis dhe Dimitris Vitsas. Letra është nënshkruar, ndër të tjera, nga Dimitris Vitsas, Nikos Voutsis dhe Panos Skourletis, (të cilët ishin larguar nga partia të premten e kaluar), Andreas Xanthos, Panos Lambrou, Thodoris Dritsas, Anneta Kavvadia, Maria Yiannakaki, Efi Kalamara, Katerina Knitou dhe Tasia Christodoulopoulou.

Me tërheqjen e partisë së përbërë nga dy deputetë (Euklid Tsakalotos dhe Peti Perka), grupi parlamentar SYRIZA-PA humbet dy deputetë dhe tashmë ka 47 në vend të 45 nga 300 deputetë të parlamentit grek./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like