Gostivari – Vardari u ndajtën me barazim në ndeshjen hapëse të sezonit pranveror – Shqip

by admin
Spread the love

Ndeshja e parë e sezonit pranveror mes Gostivarit dhe Vardarit përfundoi me barazim 1-1. Këtë takim e  përcollën afro 3000 tifozë.

Gostivari zhgënjeu në ndeshjen hapëse të sezonit pranveror, ndërsa Vardari humbi një mundësi të madhe për fituar sfidë të madhe në terren mysafirë. Ndeshja Gostivari – Vardari përfundoi me barazim 1-1, dy golat  u shënuan në 5 minutat e fundit të lojës, fillimisht mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 85-të me autor Nenad Mishkovskin, ndërsa vendasit barazuan në minutën e parë shtesë me autor debutuesin boshnjak Petar Slishkoviq. Ndryshe loja gjatë 90 minutave ishte mesatare me tentime për të shënuar herë njëra herë tjetra ekip, por me shumë pak raste.

Marrë nëpër gjithësi barazimi i kësaj sfide ishte i realët dhe të dyja palët kanë mbetur të kënaqur me nga një pikë fituar.

E deshëm fitoren  dhe tri pikët por nuk ia  dolëm. Mendoj se në pjesën e pare ishim më të mire, në të dytën ishim të barabartë, prandaj jemi të kënaqur me barazimin”, deklaroi Petar Slishkoviq, autori i golit të barazimit.

Duke pasur parasysh se Vardari nga minuta e 85-të ishte në epërsi mund të mbetet e pa kënaqur për humbjen e dy pikëve.

 Po mirë kur luajmë kundër një ekipi si Gostivari me përforcime dhe pretendime evropiane, gjithsesi se duhet  të jemi të kënaqur në këtë terren të vështirë dhe me shimë lojtarë cilësorë në ekip. Lëshuam rastin të fitojmë në çastet e fundit, port ë jem i real mund edhe të humbim”, deklaroi Gorazd Mihajllov , trajner i KF Vardari

Pas kësaj ndeshje Gostivari numëron 25 pikë, ndërsa Vardari  18.

Stadiumi i qytetit në Gostivar. Shikuese afro 3000, refer Aleksandar Stavrev me ndihmësit Dejan Kostadinov dhe DANIEL Vasilevski të gjithë nga Shkupi, delegat I ndeshjes Emin Kranli nga Resnja

Golashënuar: Petar Slishkoviq (90’) për Gostivarin, ndërsa Nenad Mishkovski (85’) për Vardarin

Ekipet e filluan ndeshjen me këto formacione

KF Gostivari:   Erten Ersu, Fisnik Zuka,Rinor Ajdini,Kehinde Olanrevaju  Muhamed, Ivan Ivanovski,Tomas Meisner ,Jonus rushtu, Fahrudin Gjurgjeviq,  Angelce Timovski,  Amir Bilall, Atiemven Believe

Trajner: Ismail Atalan

Vardari:Filip Gacevski, Darko Glishiq, Dejan Gjuriq, Marjan Ristovski, Azer Omeragiq, Marjan Altiparmakovski,  Nenad Mishkovski, Kristijan Nikolovski, Filip Duranski, Mihael Brishki,Lemos Da Silva Matheus

Trajner: Gorayd Mihajllov /tvklan.mk

You may also like