Golashënuesit më të mirë në dekadën e fundit/ Messi para Ronaldos, por listën e udhëheq një tjetër

by admin
Spread the love

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka paraqitur së fundmi një tabelë me klasifikimin e dhjetë golashënuesve më të mirë të dekadës së fundit në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Në këtë renditje, Lionel Messi mban vendin e dytë me 377 gola në 458 ndeshje teksa lë pas rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldo.

Portugezi mes paraqitjeve për Realin e Madridit, Manchester United dhe Juventus ia ka dalë të shënojë plot 350 gola në 408 ndeshje. Për t’u theksuar se dyshen e konsideruar si një nga më të mirat e historisë e lë pas Robert Lewandowski.

Polaku i Barcelonës ka më shumë ndeshje se Messi dhe Ronaldo në këtë llogari ndërsa ka realizuar 407 gola deri më tani. Ndërkohë, në pesëshen e parë është edhe Harry Kane me Kylian Mbappe.

Tabela me golashënuesit më të mirë të dekadës së fundit nga “Transfermarkt”;


Top Channel

You may also like