Goditje në limite, Dinamo transferon mbrojtësin nga Kastrioti

by admin
Spread the love

Dinamo ka bërë një lëvizje në limitet e merkatos, duke arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Indrit Prodani nga Kastrioti.

Anësori i krahut të majtë pritet të zyrtarizohet ditën e sotme të blutë dhe të plotësojë kështu boshllëkun e lënë në prapavijë pas dëmtimit të Isaevskit.

Prodani ka qenë pjesë e moshave të Partizanit dhe më pas kaloi te Laçi, skuadra e vendlindjes, për të provuar më pas një eksperiencë të shkurtër në Kroaci.

Më pas ishte Kastrioti që i besoi në Kategorinë e Parë dhe vjet u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të krutanëve. Tani Prodani do të luajë me 18 herë kampionët e vendit. / oversport.tv

You may also like