Goditje e bujshme për Serinë A, Inzagi pret nesër Zherom Boateng për firmën

by admin
Spread the love

Zherom Boateng është shumë pranë zbarkimit në Serinë A. Mbrojtësi gjerman, i cili ka mbetur pa ekip dhe nuk ia doli që të firmoste përsëri me Bajern Mynih në muajt e kaluar, pritet që të luajë në kampionatin italian ku nesër parashikohet të zhvillojë vizitat mjekësore me klubin e ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, Boateng po gjen një akord parimor me klubin e Salernitanës, që lufton për mbijetesë por sheh te futbollisti veteran një lojtar që mund ta ndihmojë për të arritur këtë objektiv.

Edhe vetë trajneri Filipo Inzagi raportohet se është përfshirë në bisedime për të bindur futbollistin, për të cilin kanë caktuar edhe klinikën për vizitat mjekësore, para se palët të hedhin firmën në kontratë. Marrëveshja është pranë finalizimit dhe Boateng duket tashmë si një tjetër afrim interesant i Serisë A gjatë kësaj merkatoje të janarit që ka dhuruar pak lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like