Goditja e madhe e verës, gjigandi i Serisë A gati të rikthejë Donarumën në Itali

by admin
Spread the love

Mund të jetë Xhanluixhi Donaruma blerja e madhe e verës për Juventusin. Ndonëse porta nuk duket një prioritet aq i madh sa mesfusha, por pse jo edhe sulmi, në Torino përgjigja negative e portierit Shezni për të shtyrë rinovimin, por me kushtin e uljes së pagës së tij, bën që bardhezinjtë të rrezikojnë të mbeten pa një portier cilësor, pse jo edhe nga fundi i këtij sezoni.

Vërtet Shezni ka një kontratë deri në 2025-ën me “Zonjën e Vjetër”, por shpesh polaku ka nënvizuar se nuk e nëse nëse do e përfundojë atë, edhe pse pas saj ai ka nënvizuar se nuk kërkon më që të luajë.

Prandaj, për të shmangur çdo surprizë të mundshme, drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli, ka nisur bisedimet me menaxherin e Donarumës, i cili gjithashtu ka një problem rinovimi me PSG-në.

25-vjeçari është nën kontratë me transalpinët deri më 30 qershor 2025 dhe sezonin e ardhshëm do të hyjë në skadencë. Kështu që duke parë se në Francë shpesh ka qenë shumë i kritikuar, edhe Donaruma duket i lodhur nga qëndrimi në Paris dhe pa dyshim që rikthimi në Itali dhe Juventusi do të ishin “sheshi” i duhur për të rinisur një cikël të ri.

Sot e kësaj dite, PSG-ja do të ishte e kënaqur edhe me 30 milionë euro për shitjen e “Xhixhos”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like