“Globalistët po provokojnë konflikte”/ Putini fjalim në Moskë në Ditën e Fitores: Populli ukrainas, peng i ambicieve të Perëndimit

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditën e Fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste.

Lideri rus nisi fjalimin, duke i uruar komandantët e “operacionit special ushtarak” të Rusisë për “fitoren” e vendit. Dita e Fitores është një festë për të nderuar “gjyshërit e babait tanë” që “luftuan për atdheun”, i tha Putin turmës.

Ata e shpëtuan botën nga nazizmi. Dhe sot bota është përsëri në skenë”- tha udhëheqësi rus.

Putini thotë se Rusia po mbrohet kundër “terrorizmit ndërkombëtar”.

“Ne do të mbrojmë qytetarët”– u shpreh ai, duke shtuar se “çdo ideologji e epërsisë është e papranueshme” për Moskën.

Putini akuzoi elitat perëndimore dhe globalistët se “provokojnë konflikte… duke inkurajuar rusofobinë dhe nacionalizmin”.

“Po shkatërrojnë vlerat tradicionale të familjes”, thotë ai.

Sipas Putinit, kombet perëndimore kanë “harruar se kush e shkatërroi atë të keqe, kush e mbrojti atdheun e tyre, kush i çliroi njerëzit e Evropës”.

Putin akuzoi vendet e tjera se po përpiqen të “fshijnë kujtimin e heronjve të vërtetë duke shkatërruar memorialet e luftëtarëve dhe gjeneralëve sovjetikë.” Ai thotë se ata “po krijojnë një kult të vërtetë të nazizmit”.

Ata po përpiqeshin të anulonin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe të destabilizonin sistemin e sigurisë ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe po përpiqen të shtypin”- thotë Putin, ndërsa pretendon se populli ukrainas është bërë peng i ambicieve të Perëndimit.


Top Channel

You may also like