Gjyqi për plusvalencat: Nga gjobat te pezullimi i Agnelli, ja kërkesat e prokurorisë  

by admin
Spread the love

Në gjyqin e parë të zhvilluar për sa i përket skandalit të plusvalencave, prokuroria federale bëri edhe kërkesat e saj mbi dënimet që klubet Italiane duhet të marrin. Kështu, Prokurori ka kërkuar gjoba dhe pezullime të emrave të mëdhenj të Serie A.

Spikatin pezullimet që kërkohen për presidentët Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis. Gjithashtu përveç gjobave për klubet, kërkohen pezullime edhe për drejtues si Fabio Paratici, Pavel Nedved e Maurizio Arrivabene.

Kërkesat e plota për klubet e Serie A.

Juventus: 800,000 € gjobë plus 12 muaj pezullim për presidentin Andrea Agnelli, 16 për Fabio Paratici (ish-drejtor sportiv), 8 për Pavel Nedved (zv. president) dhe Maurizio Arrivabene (Shef Ekzekutiv).

Napoli: gjobë prej 329,000 euro plus 11 muaj e 5 ditë pezullim për presidentin Aurelio De Laurentiis, 6 muaj e 10 ditë për gruan e tij Jacquelin (zv. presidente), djalin Edoardo (zv. president) dhe vajzën Valentina dhe 9 muaj e 15 ditë për Andrea Chiavelli (drejtor menaxhues).

Genoa: 320,000 € gjobë plus 6 muaj e 10 ditë pezullim për Enrico Preziosi dhe Giovanni Blondet, 10 muaj e 15 ditë për Alessandro Zarbano, 6 muaj e 10 ditë për Diodato Abagnara.

Sampdoria: 195,000 € gjobë plus 12 muaj pezullim për Massimo Ferreron, 8 muaj e 20 ditë për Massimo Tenca, 7 muaj për Antonio Romei, 8 muaj për Paolo Repetto, Gianluca Tognozzi, Giovanni Invernizzi, Paolo Fiorentino, 6 muaj dhe 20 ditë për Prof. , Enrico Castanini, Gianluca Vidal, Adolfo Praga. /oversport.tv

Empoli: 42,000 euro gjobë plus 11 muaj e 15 ditë pezullim për Fabrizio Corsi, 11 muaj e 25 ditë për Francesco Ghelfi, 7 muaj e 20 ditë për Rebeça Corsi, 6 muaj e 10 ditë për Pietro Zaçari. /oversport.tv

You may also like