Gjykata Supreme solli vendim për rastin “Monstra” me të cilin ankesat e të akuzuarve hedhen poshtë si të pabaza

by admin
Spread the love

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i hodhi poshtë si të pabaza ankesat e të akuzuarve për rastin “Monstra” dhe e konfirmoi në tërësi vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup nga 31 marsi i vitit 2022.

“Duke vepruar në rastin e njohur në publik si ‘Mostra’, pas seancës së mbajtur publike në datën 27.06.2023  dhe pas këshillimit dhe votimit të mbajtur në ditën 15.09.2023, Gjykata Supreme solli vendim VKZH2 -33/22 me të cilin ankesat e të akuzuarve A.D., A.I. dhe A.I. i hodhi poshtë si të pabaza dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH -109/21 nga data 31.03.2022, e konfirmoi në tërësi”, informojnë nga Gjykata Supreme.

Apeli në shtator të vitit 2022 i ka refuzuar si të pabaza ankesat e të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe i ka vërtetuar dënimet e të dënuarve, përkatësisht me burgim të përjetshëm për Alil Demirin dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Aktgjykimi i formës së prerë vërtetoi dënimin për Haki Azirin i cili u dënua me nëntë vjet burg dhe Fejzi Azirin me 15 vjet burg. Vetëm i akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm. Aktgjykimi i shkallës së parë është ndryshuar nga gjykata e shkallës së dytë vetëm në lidhje me ndërhyrjen në masën e paraburgimit që të akuzuarit iu nënshtruan.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill 2012 në Liqenin e Smillkovës, kur ishin vrarë Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski.

“Monstra” kishte dy gjykime pasi në vitin 2017 Gjykata Supreme e ktheu rastin në fillim në Prokurorinë Speciale Publike

MARKETING




You may also like