Gjykata Kushtetuese refuzon vendimin për pllakën përkujtimore në Strugë të vendosur nga Konsullata e Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata Kushtetuese në bazë të iniciativës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së në Strugë, Alen Dereban ka vendosur ta refuzojë vendimin për vendosje të pllakës përkujtimore nga ana e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strugë, përcjell KlanM. Kjo pllakë u vendos si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për Strugën dhe qytetarët e saj, për pritjen dhe akomodimin e të shpërngulurve dhunshëm nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Për të njejtën dha dritë jeshile edhe shumica e këshilltarëve komunalë.

“Refuzohet vendimi për vendosjen e pllakës përkujtimore nr. 08-4322, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës më 27.10.2022. Për shkak të interesit të publikut, ju njoftojmë se Gjykata mban qëndrim se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një rregullore që i nënshtrohet vlerësimit kushtetues-gjyqësor, për këtë arsye janë bërë supozime procedurale për rrëzimin e nismës, në përputhje me nenin 28 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese. Në këtë çështje, vendimtar është se Gjykata Kushtetuese tashmë ka krijuar një praktikë të kahmotshme për çështje të tilla dhe mban të njëjtin qëndrim që është ndjekur në vazhdimësi që nga viti 1999 e deri më tani”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pllaka përkujtimore “Memoriali – Faleminderit Strugë” u përurua në fund të muajit korrik nga vet Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Agim Krasniqi. /KlanMacedonia

You may also like