Gjykata kushtetuese edhe këtë vit e fillon me përbërje jo të plotë, prioritet do të jetë vendosja e “ankesës kushtetuese”

by admin
Spread the love

Edhe këtë vit Gjykata kushtetuese e filloi me përbërje jo të plotë gjyqësor për shkak të procedurës së bllokuar në Kuvend, dhe pa vendosje “të ankesës kushtetuese” për qytetarët për realizimin më të lehtë të të drejtrave dhe lirive të tyre.

Sipas kryetares së Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska, edhe pse kanë punuar me numër më të vogël të gjykatësve, kanë arritur t’i tejkalojnë edhe projeksionet e veta dhe në vitin që kaloi të mbajnë numër rekord të seancave – 46, që, siç thotë ajo, nuk ka ka qenë rast në 22 vitet e fundit.

“Kjo përbërje e Gjykatës kushtetuese me iniciativë të veten, ka hapur pesë lëndë vetëm në vitin 2023, që është në mënyrë të konsiderueshme numër i lartë, nëse merret parasysh se në 22 vitet e fundit, ka pasur gjithsej 12 ngritje të procedurave, të hapur me vetiniciativë”, tha Kacarska në llogaridhënien për vitin e kaluar.

Gjykata kushtetuese gjatë 12 muajve të kaluara ka marrë 25 vendime, me të cilat janë hequr nëntë dispozita të ligjeve, për të cilat ka pasur interes të madh në mediume dhe opinion, siç është heqja e nenit nga Ligji për Këshill gjyqësor, me të cilin kufizohej që kryetar i Këshillit gjyqësor të zgjedhet vetëm nga anëtarët e zgjedhur në Kuvend, e jo edhe nga radhët e gjykatësve.

Janë hequr edhe dispozita nga Ligji për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar, më shumë dispozita nga Ligji për ndërtim, si dhe nene nga Ligji për arsim të mesëm, me të cilat bëhej diskriminim i nxënësve të shkollave private të mesme gjatë shfrytëzimit të transportit publik.

Iniciativat për ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e Ligjit për gjuhë, për “Behtel dhe Enka”, si dhe për evidencën amë, do të vlerësohen gjatë këtij viti.

Për lëndën për Ligjin për gjuhë, siç thotë Kacarska, në kolegium është arritur marrëveshje që të gjendet në rend të ditës në tetor të vitit të kaluar. Por, siç shtoi, gjykatësi, i cili punon në këtë lëndë ende nuk e ka dorëzuar deri te ajo që ta vendos në seancë.

Ndërkaq, lidhur me Ligjin për libra amë, kryetarja e Gjykatës kushtetuese shpreson se vendimi do të merret së shpejti, pasi për të tanimë është ngritur procedurë. Ajo potencoi se ne jemi vendi i vetëm, ku kombësia vendoset në ato certifikata, madje edhe në certifikatën e të vdekurve duhet dikush të thotë se si është ndjerë i ndjeri.

“Kjo me të vërtetë është paradoks, bëhet fjalë për ndjenjë personale. Kombësia është ekskluzivisht ndjenjë personale dhe ka disa vende, të cilat na dorëzuarn përgjigje, për shembull Gjermania, Lihtenshtajni, Kosova, Letonia, Kroacia, Suedia, Lituania, Meksika, Polonia, Sllovakia, do të thotë askund nuk është paraparë kombësia si prononcim i obligueshëm për atë që kërkon certifikatë. Dhe pikërisht për këtë shkak edhe ne kemi ngritur procedurë”, thotë kryetarja e Gjykatës kushtetuese.

Iniciativa e ligjit për “Behtel dhe Enka”, e cila ka të bëjë me orët e punës të punëtorëve të angazhuar për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d, sipas Kacarskës, pas festave të vitit të ri duhet të vendoset në rend të ditës.

Vendosja e “ankesës kushtetuese” për qytetarët sfidë për vitin 2024

Çështje e hidhur për kryetaren e Gjykatës kushtetuese është vendosja e “ankesës kushtetuese” për qytetarët, për çka nevojitet intervenim i amandamenteve në Kushtetutë, por, siç thotë, ka mungesë të vullnetit te partitë politike.

Deri tani përkrahje për vendosje të këtij instrumenti juridik kanë marrë nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nga një pjesë e përfaqësuesve ndërkombëtarë, ndërsa në deklaratë për MIA-n edhe nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Pikërisht Gjykata kushtetuese dhe “ankesa kushtetuese” janë përmendur në pesë sferat kyçe në Strategjinë zhvillimore të sektorit për jurisprudencë 2024-2028 të Ministrisë së Drejtësisë.

“Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përfshirë në sferën e katërt prioritare, ku përmendet zbatimi i procesit të analizës dhe konsultimeve profesionale për vendosjen e institutit ‘ankesa kushtetuese’ përmes ndryshimit të Kushtetutës në bazë të vlerësimit themelor dhe shqyrtimit të ndikimit të saj potencial dhe miratimit të ligjit të posaçëm për Gjykatën kushtetuese”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Me vendosje të “ankesës kushtetuese”, çdo qytetar do të mund t’i kënaq të gjitha të drejtat nga Kushtetuta dhe të kërkojë t’i mbrohen ato para Gjykatës kushtetuese kur është bërë shkelje, pa marrë parasysh në përkatësinë politike, etnike ose tjetër, në vend se drejtësinë ta kërkojnë në Gjykatën në Strasburg, gjë që e kushton shtetin dhe obliguesit tatimorë mjete financiare, si dhe autoritet të shkelur.

MARKETING



You may also like