Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kolegjit “Turgut Ozal” për pezullimin e mbylljes së kopshtit “Zybeide Hanëm”.

Në seancë përfaqësuesit e kopështit kërkuan pezullimin e urdhrit derisa të shqyrtohet në themel padia e tyre kundër Ministrisë së Arsimit, por kjo gjë u rrëzua nga Gjykata.

Ministria vendosi ta mbyllë kopshtin pasi godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Ndërkohë, kryeministri Rama më herët deklaroi se pronarët e shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin diku tjetër në kundërshtim me ligjin./Opinion.al

 

You may also like