Gjobitet 900€ nga komuna pasi mbushi vetë gropën në rrugë

by admin
Spread the love

Claudio Trenta ka dënuar “padrejtësinë” e autoriteteve për gjobitjen kur mbushi vetë një gropë 30 cm të gjerë në një rrugë në rajonin verior të Lombardisë.

Pensionisti italian është zotuar të luftojë ligjërisht gjobën rreth €900 paundë që vendosur nga autoritetet për veprimin që ai bëri në ndihmë të komunitetit.

Trenta ishte prej kohësh i zhgënjyer nga autoritetet lokale që nuk mbushnin gropën 30cm të gjerë në kalimin këmbësor të qytezës së tij Barlassina, në Lombardi, prandaj 72-vjeçari vendosi të veprojë vetë duke e mbushur më asfalt të ftohtë.

Kjo bëri që ai të gjobitej me €882 por çështja ka hapur një debat të gjerë për gropat që po mbushin rrugët e Italisë.

Në një postim në Facebook, Trenta shpërndante një foto të fletës së gjobës ku policia e akuzonte për shkelje të kodit rrugor. Ai u gjobit teksa kryente punën që konsiderohej me rrezik në një vend publik “pa lejen apo kompentencën e kërkuar”.

Ajo që ka tërbuar më shumë publikun është se Trenta u urdhërua të rikthejë gropën në rrugë në gjendjen e mëparshme.

“Nëse ata mendojnë se jam një idiot, gabohen rëndë,” tha ai për të përditshmen vendase Corriere della Sera. “Ata po më provokojnë, kështu që po depozitoj një kundërpadi ndaj këshillit bashkiak, për neglizhencë.

Trenta raportohet se ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gropën në rrugë disa herë për tre muaj, ndërsa tani një valë solidariteti publik është shprehur ndaj tij nga e gjithë Italia.

Një komentues shkruante në rrjetin Facebook: “Sot dërgova një email proteste për bashkinë e Barlassina pasi jam i ndërgjegjshëm sesi në rajonet Kalabri e Siçili rrugët janë të mbushura me gropa dhe njerëzit i mbushin vetë ato prej neglizhencës se autoriteteve”.

Një tjetër shkruante: “Këshilli bashkiak duhet të të rimbursojë ty për paratë e shpenzuara për thesin e bitumit.”

Deputeti Vittorio Sgarbi, zv. Ministër kulture, iu bashkua debatit. “Përveç kodit rrugor që pretendojnë se kanë shkelur, ka dhe logjikë njerëzore, e cila duhet të kishte nxitur autoritetet ta falënderonin këtë njeri, e jo ta gjobisnin”, shkroi ai.

Pa rritjes së interesit për çështjen, Trenta u ftua në programin televiziv Le Iene ku përsëriti se do të vijonte debatin ligjor me autoritetet.


Trenta shpërndante një foto të fletës së gjobës ku policia e akuzonte për shkelje të kodit rrugor.


Top Channel

You may also like