Gjobë stratosferike, spektakli piroteknik në derbi i kushton shtrenjtë klubit gjerman

by admin
Spread the love

Një gjobë stratosferike është vendosur ndaj klubit Këln, që e ka pësuar për shkak të spektaklit piroteknik të ultrasve në derbin me Mynshen Gladbah. Tifozët vendas dhuruan “show” përpara nisjes së derbit të zjarrtë dhe për disa minuta stadiumi dhe fusha u mbuluan nga tymueset, flakadanët dhe mjetet e tjera piroteknike.

Pas rreth 2 muajsh nga derbi, Komiteti i Kontrollit në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) ka gjobitur Këlnin me 595 mijë euro për përdorimin e fishekzjarrëve. Kurrë më parë një klub profesionist gjerman s’ka marrë një gjobë kaq të lartë për probleme të shkaktuara nga tifozët e tij.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është pjesë e futbollit dhe kulturës së tifozëve. Por nuk ka nevojë të kalohet asnjë vijë e kuqe. Konkretisht, siguria e spektatorëve duhet të garantohet gjithmonë. Dhe nuk duhet të ketë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve sportive. Këto kufij u tejkaluan qartë kundër Gladbah Kjo rezulton edhe në dëme të mëdha financiare. Një gjobë kaq e madhe na godet shumë rëndë në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike”, lexohet në komunikatën e klubit të Bundesligës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like