Gjithsej 247 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

by admin
Spread the love




Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit.

“nga 247 shoferë të gjobitur, 14 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në raportin policor.
Nga gjithsej 247 automjete, 133 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 114 të tjerë jashtë vendbanimit.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga policia.


You may also like