Gjithçka bëhet në kuadër të lojës

by admin
Spread the love

Sara Hoxha, një nga trashëgimtaret e Top Channel, si edhe producentja e reality show-t “Big Brother VIP” këtë vit ka qenë mjaft e tërhequr për deklaratat dhe reagimet e ndryshme, qoftë edhe në rrjetet e saj sociale. Mirëpo, së fundmi Sara ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot mallkime nga një ndjekëse e saj dhe e gjitha kjo për lojën e Big Brother VIP.

Ndjekësja shkruan se ajo dhe motra e saj Lori së bashku me Arbanën kanë shkatërruar lojën e Big Brother VIP, ndërsa i ka uruar edhe të sëmuren dhe leku mos t’i bëjë punë. Në fund, ajo shkruan edhe fjalinë e tmerrshme: Plumbi ju vraftë.

“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe një reagim të fortë.

“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.

You may also like