Gjimshiti, legjendë “kuqezi” në Itali, një mbrojtës pa asnjë të kuq në 210 ndeshjet e Kupës dhe Serie A

by admin
Spread the love

Ishte në fushë në një tjetër sukses.

Berat Gjimshiti nuk tradhëtoi as këtë herë, ndërsa Atalanta fitoi 3-1 ndaj Sassuolo dhe u kualifikua për në çerek-finale të Kupës së Italisë.

Mbrojtësi “kuqezi”, titullar si kurdoherë, regjistroi ndeshjen e tij të 239-të në Itali dhe në Europë, përfshi Serie A, Kupën e Italisë, Champions dhe Europa League.

Në një karrierë që në elitën italiane ka nisur në 2015, ai regjistron 5 gola dhe 8 asistë, aspak keq për një lojtar të prapavijës dhe numri i sfidave është 196.

Bashkë me takimet në Kupë, arrihet në 210.

Nga të gjithë shqiptarët që kanë luajtur në Apenine, kapiteni kuqezi mbetet vetëm prapa Erion Bogdanit që ka arritur në 253 sfida në Serie A dhe 276 bashkë me Kupën e Italië, pa futur në llogari Serie B.

Të tjerët, si Igli Tare, Tomas Strakosha, Etrit Berisha apo Lorik Cana janë lënë të gjithë prapa.

Jo vetëm kaq, por askush nuk ka luajtur aq shumë për një ekip të vetëm siç ka bërë shqiptari nga Lugina e Preshevës tek Atalanta, ndërsa pjesën tjetër të dueleve i ka me Benevento-n.

“Mjeshtri” 30-vjeçar është në vendin e 20-të në historinë e bergamaskëve dhe nëse vazhdon edhe dy sezone do të jetë në 10-en e parë.

Gjimshiti është tepër i veçantë, dhe një lojtar shembullor që nuk ka marrë kurrë asnjë karton të kuq, madje as të verdhë/të kuq. Të mendosh që është mbrojtës.

Edhe këtë sezon, ai ka qenë fiks i aktivizuar në 94 për qind të ndeshjeve dhe 89 për qind të minutave në Serie A.

Kartoni i tij vlen 10 milionë euro, një shifër e lartë për një mbrojtës dhe një lojtar në moshën 30-vjeçare. /abcnews.al

You may also like