Gjermania ashpërson kontrollet kufitare në juglindje prej numrit të lartë të emigrantëve (fotot)

by admin
Spread the love

Gjermania tha sot se po ashpëronte kontrollet në kufijtë me Poloninë e Çekinë teksa tenton të ndalojë rritjen e emigracionit ilegal në vend.

Policia federale vendase tha se do të kryente “kontrolle shtesë, si dhe kontrolle të shënjestruara të njerëzve dhe mjeteve në korridoret e emigracionit ilegal” në kufirin lindor, citohej ministrja e brendshme Nancy Faeser.

Shtimi i ardhjeve të emigrantëve ka nxitur debate publike në Gjermani dhe po shton presionin ndaj qeverisë së kancelarit Olaf Scholz.

Kontrollet e shtuara të nisura kësaj jave janë përforcim i patrullave te zakonshme në zonë, tha ministrja Faeser.

Zhvillimi vjen teksa nga janari deri në gusht të këtij viti vendi ka regjistruar 70,753 hyrje ilegale në vend, në një rritje rreth 60-perqind nga e njëjta periudhë e viti të shkuar.

Numri i kërkesave të azilit është rritur me 77 përqind me më shumë se 204,000 aplikime, njoftojnë zyrtarët e emigracionit.

Faeser tha se kontrollet janë koordinuar me autoritetet e Çekisë dhe do të diskutohet sot me ato të Polonisë për miratimin.