GJERMANI – Scholz sulmon planin e ekstremit të djathtë për riatdhesimin e emigrantëve

by admin
Spread the love

BERLIN, 11 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka sulmuar ashpër planet e ekstremistëve të djathtë për riatdhesimin e emigrantëve duke thënë se askush nuk meriton të gjykohet nga vijnë apo nga ngjyra e lëkurës.

“Të mësosh nga historia nuk është vetëm fjalë. Demokratët duhet të qëndrojnë së bashku”, shkroi kancelari në X duke aluduar në përndjekjen gjenocidale të Gjermanisë naziste për pastërtinë racore.

”Ne i mbrojmë të gjithë pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës apo sa i pakëndshëm është dikush për fanatikët”, shtoi ai.

Vërejtjet e Scholz erdhën si përgjigje ndaj një raporti nga gazeta investigative ”Correctiv”, e cila detajonte një takim të fundit midis anëtarëve të partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe një grupi të ekstremit të djathtë që mbron riatdhesimin e emigrantëve.

Raporti ka shkaktuar bujë në Gjermani, ku ekziston frika në rritje midis partive politike kryesore rreth rritjes së mbështetjes publike për AfD.

Partia është duke u ngjitur në sondazhet e tre ish-landeve të Gjermanisë Lindore që mbajnë zgjedhje rajonale më vonë këtë vit.

Sipas ”Correctiv”, politikanët e AfD morën pjesë në një takim në Potsdam, jashtë Berlinit, në nëntor, gjatë të cilit Martin Sellner, aktivisti austriak dhe forca lëvizëse pas lëvizjes ”Identitarian” – një grup politik i ekstremit të djathtë me një sfond ekstremist – prezantoi idetë për riatdhesimin potencialisht të miliona njerëzve me prejardhje emigrantësh.

Ai thuhet se ka paraqitur ide se si mund të ushtrohet presion ndaj të huajve për t’u larguar nga Gjermania dhe se si njerëzit me prejardhje emigrante mund të detyrohen të asimilohen, ndër masat e tjera që kanë alarmuar establishmentin politik të Gjermanisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like