GJERMANI – Operacione të mëdha policore kundër bandave të trafikut njerëzor

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Forcat e policisë kanë kontrolluar banesa në katër lande gjermane në një bastisje të madhe kundër anëtarëve të dyshuar të një bande të trafikut njerëzor në koordinim me Europol.

Shumë urdhërarreste janë lëshuar në landin perëndimor të Rhine-Westfalisë dhe rreth 700 oficerë janë vendosur në landin më të populluar gjerman.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se operacioni i mëngjesit në North Rhine-Westphalia, Hesse, Bavaria dhe Schleswig-Holstein kishte për qëllim ekzekutimin e disa urdhërarresteve evropiane.

Autoritetet policore nga Franca dhe Belgjika gjithashtu morën pjesë në aksion.

Europol konfirmoi se operacioni përfshinte disa vende evropiane.

Sipas Europol, autoritetet në pesë vende kishin çmontuar një nga bandat më të mëdha të trafikimit të Evropës në një operacion të madh ndërkufitar në vitin 2022.

Banda thuhet se ka trafikuar mijëra njerëz nëpër ngushticën e La Manshit me gomone./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like