GJERMANI – IFO: Paketat e ndihmës vlerësohen në 135 miliardë euro në tre vjet

by admin
Spread the love

MYNIH, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Tre paketat e ndihmës të Gjermanisë arrijnë vlerën e rreth 135 miliardë eurove (135.67 miliardë dollarë) në tre vjet, sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike,(IFO).

“Paketat e ndihmës përfshijnë një fond prej 33.3 miliardë euro në buxhet deri në fund të këtij viti, 49 miliardë euro në 2023 dhe 52.2 miliardë euro në 2024”, sipas parashikimeve të analistëve ekonomikë.

“Reduktimi i çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike nuk janë përfshirë në këto vlerësime sepse ato nuk janë miratuar nga Bundestag dhe kostot mbeten të pasigurta”, tha parashikuesi i (IFO), Max Lay.

“Ndihma më e madhe këtë vit është 10.4 miliardë euro neto për kompensimin e energjisë së punëtorëve”, tha Lay.

“Kjo do të pasohet nga 6 miliardë euro për për kompensimin e energjisë së pensionistëve, 3.1 miliardë euro për uljen e përkohshme të taksës së energjisë, 2.7 miliardë euro për rritjen e pagesës bazë pa taksa dhe 2.5 miliardë euro për biletën 9 euro”, shtoi ai.

Kostot e tjera të larta përfshijnë reformën e përfitimit të strehimit, që arrin vlerën e 4 miliardë eurove në dy vitet e ardhshme, si dhe reduktimin e taksës së shitjes në gaz, në 11.3 miliardë euro në total gjatë tre viteve.//.ai/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like